Guardiola mund të largohet, City befason me pasuesin e tij

Guardiola mund të largohet, City befason me pasuesin e tij

Disa ditë pas deklaratave të forta të Enzo Marescës për tensionet me drejtuesit e Chelsea-t, nga Anglia vjen një zë që mund të shpjegojë shumë. Sipas “The Athletic”, trajneri italian është një nga kandidatët kryesorë që Manchester City po shqyrton në rast se Pep Guardiola vendos të largohet verën e ardhshme.

Maresca e njeh shumë mirë ambientin e City-t, pasi ka qenë trajner i ekipit U-21 dhe më pas ndihmës i Guardiolës. Edhe pse Pep e ka kontratën deri në vitin 2027, drejtori sportiv Hugo Viana po punon për një plan rezervë, nga frika se ky mund të jetë sezoni i fundit i katalanasit në “Etihad”.

Zyrtarisht, të dy trajnerët mohojnë çdo problem. Guardiola ka deklaruar se është i lumtur në Manchester, ndërsa Maresca ka theksuar përkushtimin e tij ndaj Chelsea-t. Megjithatë, lidhja mes dy klubeve mbetet e fortë dhe nëse Guardiola largohet, emri i Marescës është gati për të marrë skenën kryesore.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë